Di Matteo e meriton postin e trajnerit

dardanmiftari | Saturday, April 28, 2012 | 0 Komente

Roberto Di Matteo e meriton postin e trajnerit të Chelseat – ka deklaruar trajneri i Queens Park Rangers, Mark Hughes.
Italiani është duke i drejtuar Blutë deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Andre Villas-Boas në muajin mars, ndërsa ka arritur suksese të jashtëzakonshme për këtë periudhë kohore duke e kualifikuar skuadrën në finale të Kupës FA dhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, duke folur për Sky Sports, Hughes ka thënë se Di Matteo tashmë e ka dëshmuar se meriton që në sezonin e ardhshëm t’i ofrohet një kontratë për ta marrë postin e trajnerit.

Chelsea dhe QPR takohen të dielën në kuadër të Ligës Premier, ndërsa Blutë duhet të fitojnë në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...