Malouda mund të largohet
Anësori i Chelseat, Florent Malouda, nuk e di nëse do të qëndrojë në Stamford Bridge në sezonin e ardhshëm.
31-vjeçari ishte jashtë planeve të Andre Villas-Boas gjatë kohës sa ishte trajner, ndërsa tani e ka gjetur veten prapa Salomon Kalou nën drejtimin Roberto Di Matteos.
Njoftimi rreth transferimit të Marko Marin nga Werder Bremeni e kufizon edhe më shumë minutazhin që mund t’i jepet francezit.
“Kam edhe një vit në kontratë dhe ka shumë dyshime për atë që do të ndodhë. Është e pamundur për mua që ta pozicionoj veten për sezonin e ardhshëm sa i përket zgjedhjes (për të luajtur)... Gjithçka po zhvillohet shumë shpejtë këtu”, ka thënë Malouda për Le Parisien.
Category: Futboll
0 Komente