Terry kërkon falje

dardanmiftari | Wednesday, April 25, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat, John Terry, u ka kërkuar falje bashkë-lojtarëve dhe tifozëve të klubit për përjashtimin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Barcelonës.

Anglezi u përjashtua me karton të kuq për një goditje që i dha Alexis Sanchez tetë minuta para fundit të pjesës së parë, edhe pse thotë se reagimi i tij ishte “vetëmbrojtje”.

“Sanchez u lëshua në mua nga prapa. E kam parë xhirimin dhe nuk është aq keq. Nuk jam lloj i lojtarit që dua ta lëndoj dikë me qëllim. E kam ngritur gjurin tim, që ndoshta nuk duhej ta kisha bërë. Por shpresoj që njerëzit të cilët më njohin si person, si lojtar... nuk jam tip i tillë i lojtarit”.

“Jam i zhgënjyer, por i ngazëllyer me djemtë. Të vijmë këtu dhe të bëjmë siç bëtë ata dhe të nxjerrim rezultatin që ata nxorëm me 10 lojtarë... Ndjej sikur i kam lënë në baltë. U kërkoj falje dhe dua t’i kërkoj falje edhe tifozëve”.

“Në ato momente, isha i hutuar pasi u përpoqa ta mbroj veten ca, por kur shikova xhirimeve, nuk kam ankesa. I kam lënë në baltë djelmoshat. Ata ishin të shkëlqyeshëm”, ka thënë Terry për Sky Sports 2.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...