Albertini: Bonucci nuk është nën hetime
Zëvëndëspresidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Demetrio Albertini, ka sqaruar se mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, nuk është duke u hetuar për manipulime të ndeshjeve.
Në Itali është përhapur së fundmi skandali i madh i manipulimit të ndeshjeve Scomessopoli, ku besohet të jetë përfshirë edhe Bonucci, një pohim të cilin e hedh poshtë Albertini.
“Leonardo Bonucci nuk ka marrë ndonjë njoftim nga prokurori se është nën hetime. Situata është ndryshe se ajo me Crisciton, i cili ka marrë një njoftim të tillë”, ka theksuar Albertini.
Category: Futboll
0 Komente