Zyrtare: Ronaldinho largohet nga Flamengo
Ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho, më në fund ka të drejtën për të kaluar te ndonjë klub tjetër me efekt të menjëhershëm, për shkak se Flamengo nuk e kishte paguar rregullisht.
Braziliani që një kohë të gjatë ka probleme me klubin e tij për shkak të mos dhënies së pagës me rregull dhe Ronaldinho, i cili pohon se i kanë borxh 16 milionë euro, tani ka të drejtë të kalojë në parametra zero te klubi i parë që ai arrin marrëveshjen.
Kjo është arritur pasi Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka miratuar vendimin e gjykatës se Ronaldinho ka të drejtë të shkëpusë kontratën për shkak të pagave të vonuara.
Ronaldinho nënshkroi për Flamengon në vitin 2011 në një marrëveshje të vlefshme prej 3 milionë eurosh në sezon.
Category: Futboll
0 Komente