Barazon Roma

dardanmiftari | Saturday, May 05, 2012 | 0 Komente

Roma nuk ka arritur ta mposhtë Catanian në Olimpico. Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma ka përfunduar me rezultat 2-2.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa përmendim penaltinë e Francesco Tottit, të cilën e mbrojti portieri Juan Pablo Carrizo (9’).

Në gjysmën e dytë, ishte Totti që i kaloi vendasit në epërsi (52’), mirëpo Francesco Lodi barazoi nga pika e bardhë (58’).

Giovanni Marchese shënoi për epërsinë e mysafirëve (67’), mirëpo kapiteni legjendar e barazoi rezultatin (77’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...