Fitojnë Barca e Reali – Messi thyen tjetër rekord
Barcelona ka triumfuar në derbin lokal kundër Espanyolit duke fituar me rezultat 4-0 në Camp Nou.
Në këtë takim shkëlqeu superylli Leo Messi, i cili i shënoi të katër golat e Blaugranëve – dy nga loja e lirë (12’ dhe 74’) dhe dy nga penaltia (64’ dhe 79).
Me golin e dytë, argjentinasi theu rekordin për më shumë gola të shënuar në një ligë brenda një sezoni që e mbante Dudu Georgescu, i cili në sezonin 1976-1977 pati shënuar 47 gola me Dinamo Bucharestin.
Megjithatë, me dy golat e tjerë të shënuar, lojtari më i mirë në botë vuri rekord të ri duke shënuar 50 gola brenda një sezoni vetëm në kampionat.
Nga ana tjetër, fitore ka shënuar edhe kampioni i sivjetmë i Spanjës, Real Madrid, edhe pse deri në minutën e 81-të ishte në disavantazh. Los Blancos fituan me rezultat 2-1 si mysafirë të Granadas.
Franco Jara i kaloi vendasit në epërsi (5’), mirëpo një penalti e Cristiano Ronaldos (81’) dhe një autogol i David Cortes (90’+2), bënë që Mbretërit të dilnin fitimtarë.
Category: Futboll
0 Komente