Barry jashtë Euro 2012
Mesfushori anglez, Gareth Barry, nuk mund të luajë në Kampionatin Evropian, si pasojë e një problemi me një muskul të barkut.
Lojtari i Manchester Cityt luajti vetëm gjysmë loje në ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, ndërsa tani është konfirmuar se ai nuk do të udhëtojë në Poloni dhe Ukrainë.
Vendin e 31-vjeçarit pritet ta zë mbrojtësi i Evertonit, Phil Jagielka.
Trajneri Roy Hodgson është shprehur i zhgënjyer me humbjen e Barryt, të cilin e ka pasur në plan ta përfshinte në skuadrën finale prej 23 lojtarësh.
Category: Euro 2012
0 Komente