Berlusconi: Titullin e humbëm vetë

dardanmiftari | Tuesday, May 08, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, mendon se janë pikërisht Rossonerët ata të cilët duhet ta mbajnë fajin për humbjen e Scudettos.

Berlusconi beson se derisa Juventusi ka merita për suksesin e tyre, “meritat” më të mëdha për dhurimin e titullit i ka Milani.

“Ne e humbëm kampionatin pasi ishim ne ata që e hodhëm atë në erë, është faji jonë”.

“Por Juve po ashtu e fitoi atë për shkak të këmbënguljes, ata ishin të pamposhtur dhe e treguan këtë. Urime sinqerisht të përzemërta”, ka thënë Berlusconi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...