Puyol mungon në Euro 2012
Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, nuk do të jetë pjesë e përfaqësues së Spanjës në Euro 2012 për shkak të një lëndimi në gju.
34-vjeçari luajti 90 minuta në fitoren 4-0 të Barcës ndaj Espanyolit gjatë vikendit, por u ankua për probleme në gju pas ndeshjes.
Ai iu nënshtrua disa testeve gjatë të hënës për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, dhe Barca tash ka zbuluar në faqen zyrtare se Puyol do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike.
Puyol do të futet në thika të shtunën, më 12 maj, dhe si pasojë do të jetë jashtë fushe për së paku gjashtë javë.
Veterani do të mungojë në ndeshjen e fundit në La Liga kundër Betisit, ndërsa do të jetë edhe jashtë finales së Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos.
Spanja e fillon kampionatin evropian me ndeshjen kundër Italisë më 10 qershor.
Category: Futboll
0 Komente