Del Bosque le jashtë Soldadon dhe Adrianin
Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka zbuluar 23 lojtarët të cilët do të udhëtojnë në Euro 2012 muajin e ardhshëm.
Spanjolli ka bërë nëntë ndryshime në grup, duke shtuar lojtarë në Barcelonës dhe Athletic Bilbaos në listën e tij pasi ata ishin të përfshirë në finalen e Kupës së Mbretit të premten.
Sulmuesi i Atletico Madrid, Adrian Lipez, i cili kishte një paraqitje të shkëlqyeshme në fitore e mbrëmshme 2-0 ndaj Serbisë, është lënë jashtë nga Del Bosque, derisa as sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado, nuk është përfshirë.
Më herët gjatë muajit, Del Bosque kishte dhënë shenja se Pedro kishte gjasa të mos përfshihej në skuadër, por sulmuesi i Barcelonës është përfshirë, pasi shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Barcelonës në finale të Kupës së Mbretit.
Spanja do ta fillojë kampionatin evropian më 10 qershor kundër Italisë, para se më pas të takohet me Republikën e Irlandës (14 qershor) dhe Kroacisë (18 qershor).
Skuadra e plotë e Spanjës që do të udhëtojë në Poloni dhe Ukrainë:
Portierë:
Iker Casillas (Real Madrid)
Pepe Reina (Liverpool)
Victor Valdes (Barcelona)
Mbrojtës:
Raul Albiol (Real Madrid)
Jordi Alba (Valencia)
Alvaro Arbeloa (Real Madrid)
Sergio Ramos (Real Madrid)
Juanfran Torres (Atletico Madrid)
Gerard Pique (Barcelona)
Javi Martinez (Athletic Bilbao)
Mesfushorë:
Sergio Busquets (Barcelona)
Xavi (Barcelona)
Andres Iniesta (Barcelona)
Xabi Alonso (Real Madrid)
Santi Cazorla (Malaga)
Cesc Fabregas (Barcelona)
David Silva (Manchester City)
Jesus Navas (Sevilla)
Juan Mata (Chelsea)
Sulmues:
Pedro (Barcelona)
Alvaro Negredo (Sevilla)
Fernando Torres (Chelsea)
Fernando Llorente (Athletic Bilbao)
Category: Euro 2012
0 Komente