Mehmedi: Ishim të motivuar kundër Gjermanisë

dardanmiftari | Sunday, May 27, 2012 | 0 Komente

Admir Mehmedi thotë se ka qenë dëshira e Zvicrës për t’u dhënë fund 56 viteve pa fitore ndaj Gjermanisë, ajo që i ka motivuar lojtarët në fitoren e mbrëmshme 5-3.

Zviceranët bënë befasinë duke mposhtur njërin prej favoritëve për të fituar Euro 2012, edhe pse vetë janë jashtë kësaj gare.

“Ne e dinim para ndeshjes [se nuk e kemi mposhtur Gjermaninë në 56 vite]. Kjo është arsyeja se pse ishim aq të motivuar për këtë ndeshje”.

“Goli është një përvojë e bukur për mua. Për skuadrën tonë të re fitorja është një hap në drejtimin e duhur”, ka thënë shqiptari me nënshtetësi zvicerane për Goal.com.

Mehmeti në minutën e 76-të shënoi golin e pestë për Zvicrën dhe të fundit në ndeshje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...