Del Bosque: Mungesa e Villas, goditje e madhe

dardanmiftari | Sunday, May 27, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, thotë se atyre do t’u mungojë sulmuesi i Barcelonës, David Villa, në Euro 2012.

Villa është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ekipin e Spanjës me 51 gola në 82 ndeshje, por nuk ka luajtur që nga dhjetori dhe javën e kaluar përfundimisht u përjashtua një rikthim i tij, edhe pse ai duket i gatshëm fizikisht.

“Ne kemi përvojë me këtë lloj lëndimi por nuk deshëm t’i prishim shpresat e tij. Çdokush na thoshte se ai po ia del mirë me përgatitjet fizike dhe gjithçka do të jetë në rregull me ekipin kombëtar, andaj kjo ishte një hap prapa”.

“Kishte po ashtu të tillë që thoshin se ai nuk do t’ia dalë, por e dija se ai ishte diçka shumë i veçantë. Ai ka qenë jetësor në triumfin në Euro dhe Kupën Botërore, andaj nuk është e çuditshme që ne shpresonim se ai do t’ia dalë”, ka thënë Del Bosque.

Spanja mbrëmë mposhti Serbinë në kuadër të miqësoreve përgatitore për kampionatin evropian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...