Di Matteo ende ka shpresa për top katërsh

dardanmiftari | Thursday, May 03, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Chelsea, Roberto di Matteo, refuzon të heqë dorë nga top katërshi, pas disfatës në shtëpi nga Newcastle United.

Papiss Cisse shënoi mbase dygolëshin më të bukur që ka parë stadiumi Stamford Bridge për të mbajtur Newcastlen në garë për njërën prej dy pozitave të fundit që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

“Do të jetë vështirë tash për të arritur pozitën e katërt. Ne do të vazhdojmë të bëjmë presion derisa kjo të jetë e pamundur. Nuk do të heqim dorë”.

“Ne kemi humbur shumë pikë gjatë këtij sezoni. Nëse shikojmë prapa në gjithë sezonin, kjo është arseja se pse jemi në pozitën ku jemi”, ka thënë Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...