Pardew: Newcastle e paepur për Ligën e Kampionëve
Pas fitores ndaj Chelseat, menaxheri i Newcastle United, Alan Pardew, thotë se ata janë të paepur për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Newcastle tash pozicionohet e pesta me pikë të barabarta me Tottenhamin, që pushton pozitën e katërt.
“Nuk ka shumë raste në karrierën tuaj profesionale kur ju e fitoni mundësinë për të depërtuar në top katërsh në këtë vend”.
“Ne kemi qenë brenda dhe afër gjatë gjithë vitit, duke prekur pozitën e tretë ose të katërt ndonjëherë. Ka presion në ne për të përfunduar në top katërsh. Ne vetë ia japim vetes këtë presion”.
“Por, nëse ne nuk e arrijmë, sërish do të jetë një sezon fenomenal. Mezi pres ta shoh videon e tij”, ka thënë Pardew.
Category: Futboll
0 Komente