Emery drejt Spartak Moskës
Trajneri i Valencias, Unai Emery, pritet të marrë drejtimin e Spartak Moskës në fund të këtij sezoni.
Siç raporton AS, Emery është pajtuar për një kontratë dyvjeçare me klubin rus, i cili do ta paguajë dyfish më shumë sesa paga aktuale që merr në Mestalla.
Trajneri i Los Che është kritikuar për shkak të eliminimit nga Europa League (nga Atletico Madridi), si edhe për rënie të formës së ekipit, përkundër se tashmë e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Category: Futboll
0 Komente