“Holanda dhe Italia do të eliminohen”

dardanmiftari | Thursday, May 31, 2012 | 0 Komente

Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Carsten Jancker, pret që Holanda dhe Italia të eliminohen nga faza grupore e kampionatit evropian, Euro 2012.

Holanda ka punë me Gjermaninë, Portugalinë dhe Danimarkën në Grupin B, teksa Italia do të përballet me Irlandën, Kroacinë dhe Spanjën në Grupin D.

“Gjermani-Holandë do të jetë ndeshje e madhe. Të dyja ekipet kanë potencial të madh sulmues, por Gjermania do të tregojë në këtë ndeshje se ka ekipin më të mirë në këtë kampionat”.

“Si formë solidariteti me Trapattonin, unë e shoh Irlandën si befasinë e këtij kampionati evropian”, është shprehur Jancker.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...