“Holanda duhet të përmirësohet”

dardanmiftari | Thursday, May 31, 2012 | 0 Komente

Mesfushori holandez, Mark van Bommel, beson se Holanda duhet të përmirësohet nëse dëshiron të jetë e sukesshme në Euro 2012.

Tulipanët mposhtën Sllovakinë me rezultat 2-0 të mërkurën, pasi pësoi humbje nga Bayerni i Munichut dhe Bullgaria, ndërsa Van Bommel ndjen se holandezët nuk janë në nivelin që kërkojnë të jenë para fillimit të europianit.

“Ne jemi të kënaqur me rezultatin, por paraqitja jonë lë dëshirë për përmirësim. Ne duhet të mësojmë nga gabimet e bëra, sepse ne nuk mund të lejojmë këto gabime në Euro 2012”.

“Mendoj se jemi në drejtimin e duhur. Ne kemi qenë më të rrezikshëm në krah dhe pikërisht aty duhet të vijë rreziku për kundërshtarin”, ka deklaruar Van Bommel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...