Torres: Vlerësoj veten pas telasheve
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, shpreson që të shënojë gola për Spanjën në Euro 2012, pasi vlerëson më shumë pozitën e tij të startuesit në kombëtare pas formës jashtëzakonisht të dobët të shfaqur me klubin anglez.
28 vjeçari ka përfituar nga mirësia e Del Bosques dhe lëndimi i David Villës, për të qenë në radhën e parë të kërkesave në përfaqësuesen spanjolle. Dhe, Torres duket më i motivuar se kurrë.
“Unë kam ndjesi të mirë. Unë po stërvitem mirë, me dëshirë dhe kënaqësi. Shpeshherë, kur jeni jashtë ekipit, ju i jepni vlerë vendit tuaj kur ktheheni. Unë e di se ky është shpërblim i punës time dhe po tentoj të kënaqem me çdo minutë”, ka theksuar Torres.
Category: Euro 2012
0 Komente