Barca nuk heq dorë nga Thiago Silva
Gjiganti spanjoll, Barcelona, është i bindur se momenti ideal për ta joshur Thiago Silvan për një largim nga Milani është vera e këtij viti.
El Mundo Deportivo shkruan se zhvillimet e javës së fundit në Itali ku janë arrestuar shumë futbollistë dhe zyrtarë tjerë të klubeve për skandalin më të ri të basteve do të ndikojnë te Thiago Silva dhe e ardhmja e tij te Milani.
Barca po ashtu është e vetdishme se Milani është i gatshëm të bëjë biznes nëse lansohet oferta prej 40 milionë eurosh, por shpreson që të ulë këtë shumë duke ofruar edhe holandezin Ibrahim Afellay.
Category: Futboll
0 Komente