“Suarez më ka pyetur për Juventusin”

dardanmiftari | Thursday, May 31, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Juventusit, Martin Caceres, ka zbuluar se ylli i Liverpoolit, Luis Suarez, e ka pyetur atë për Juventusin, para se të shtojë se sulmuesi uruguaian është i lumtur te Liverpooli.

“Është e vërtetë se unë dhe Suarez kemi biseduar për Juventusin. Ai më ka pyetur për klubin pa hyrë në detaje”.

“Unë i kam thënë atij se Juventusi është ekip që gjithmonë dëshiron të fitojë. Atij i pëlqeu ajo që i thashë për klubin, por ai është i lumtur te Liverpooli për momentin”, ka deklaruar Caceres për Tuttosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...