Interi i uritur për fitore

dardanmiftari | Tuesday, May 29, 2012 | 0 Komente

Mesfushori argjentinas, Esteban Cambiasso, ka reaguar ndaj fjalëve se Interi nuk është më fuqi në futbollin italian dhe evropian, dhe se cikli i triumfeve të këtij klubi ka përfunduar.

Zikaltrit zunë vendin e gjashtë në Serie A në sezonin 2011/2012, ndërsa u përjashtuan nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales nga Marseille.

“Kur nuk fiton atëherë vuan, sepse ne jemi mësuar që gjithmonë të fitonim trofe”.

“Ndërrimi i trajnerëve ka pasur një ndikim të dukshëm në këtë sezon të keq. Jemi akuzuar për mungesë urie apo dëshire për të fituar, por nuk është ashtu. Akoma e kemi dëshirën për të fituar”, ka thënë Cambiasso për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...