Interi të presë për Gomez
Transferi i cili ishte shumë pranë që të realizohej, ai i mesfushorit të Catanias, Alejandro Gomez, drejt Interit, është duke u përballur me një bllokadë të madhe pas largmit nga klubi të drejtorit Pietro Lo Monaco.
Interi kishte arritur marrëveshjen me Lo Monacon për transferin që do të kushtonte 6 milionë euro për 24 vjeçarin, ndërsa ky kalim ishte thjeshtë çështje formaliteti.
Sidoqoftë, Lo Monaco do të largohet nga Catania dhe vendin e tij do ta zë Sergio Gasparin, i cili ende nuk i ka dhënë dritën e gjelbërt këtij transferi.
Për këtë arsye, ende nuk dihet sigurt nëse Gomez do të transferohet te Interi, ashtu siç kishin planifikuar Interi më parë me Lo Monacon.
Category: Futboll
0 Komente