Guardiola i jep shpresë Liverpoolit dhe Chelseat

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka ripërsëritur dëshirën e tij për të pushuar nga futbolli në mënyrë që t’i rimbushë bateritë, por ka pranuar se ai është i hapur për një rikthim nëse pranon ndonjë ofertë interesante në të ardhmen.

41 vjeçari së fundmi bëri të ditur vendimin për t’u larguar nga Barcelona dhe për të pushuar një vit të tërë pas katër viteve të suksesshme me Blaugranët.

“Unë ndihem i nderuar kur pranoj telefonata nga klubet e interesuara, natyrisht, unë duhet të rimbushi bateritë në muajt në vijim dhe ta rifreskoj mendjen time”.

“Tani për tani do të pushoj, por më pas do të pres. Nëse ndonjë klub më dëshiron kur unë të kem rimbushur bateritë dhe më josh, atëherë do t’i kthehem zejes së trajnerit”, ka deklaruar Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...