Ibra: Nuk ka lek, nuk ka investime

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se klubi mund të mos jetë në gjendje për të bërë investimet e duhura gjatë afatit kalimtar veror, për shkak të problemeve financiare.

“Milani ka probleme financiare. Ne nuk kemi para për të blerë pesë lojtarë, ose ata që na nevojiten”.

“Ne tashmë kemi transferuar dy lojtarë dhe edhe një ndoshta do të vijë. Është e vërtetë se sa më shumë që luani së bashku, aq më shumë përmirësoheni si ekip. Ky është rasti i Chelseat, që nuk ishte ekipi më i fortë”, ka thënë Ibra.

Në fund suedezi u përkujdes për t’i qetësuar tifozët e Milanit, duke thënë se përkundër problemeve financiare, ai nuk e ka ndërmend të largohet nga San Siro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...