Del Piero: Nuk luaj për klub tjetër italian

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se ai nuk do të luajë për ndonjë klub tjetër italian, pasi kjo është kundër principeve të tij.

“Unë nuk e kam zgjedhur ende rrugën që do të ndjek, por do të jetë opsion i mirë për mua dhe për familjen time. Unë po shikoj një mundësi stimuluese. Zgjedhja e kampionatit nuk është me rëndësi”.

“Nuk dua të luaj në Ligën e Kampionëve ose në ndonjë kampionant të rangut të dytë, por po kërkoj zgjidhje ideale dhe mundësi që janë stimuluese. Por, sigurisht se nuk do të luaj në Itali për ndonjë skuadër tjetër. Kjo është një gjë kundër principeve të mia. Unë sigurisht se do të luaj jashtë Italisë”, ka deklaruar Del Piero.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...