Kryeministri italian: Ta suspendojmë futbollin

dardanmiftari | Tuesday, May 29, 2012 | 0 Komente

Kryeministri italian, Mario Monti Kryeministri italian, Mario Monti, ka sugjeruar që Italia ta suspendojë futbollin për dy ose tre vite për shkak të skandalit më të ri korruptiv.

Vetëm gjashtë vite pas Calciopolit, ky vend po përballet me një skandal tjetër të montimit të ndeshjeve.

“Lajmet e këtyre ditëve rreth gjendjes së futbollit, shkaktojnë një pikëllim të madh dhe duket se është shpalosur një skenar trishtues”.

“Në vitet e fundit kemi parë shumë fenomene turpëruese... Duke marrë parasysh këto ngjarje, unë po ofroj një propozim, i cili nuk është i qeverisë sime, por vetëm i imi: Po mendoj nëse një suspendim për dy ose tre vite do t’i ndihmonte kësaj loje”, u ka thënë kryeministri italian gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...