Low: Nuk mendoj për dështim

dardanmiftari | Thursday, May 31, 2012 | 0 Komente

Joachim Low thotë se dështimi nuk është opsion për Gjermaninë në kampionatin evropian të kësaj vere, por shton se ata nuk i nënvlerësojnë rivalët.

“Kam pasur shumë kohë të mendoj për të gjitha skenarët e mundshëm që nga janari, shkurti. Megjithatë, në këtë moment kam në mendje vetëm një gjë dhe ajo është Portugalia”.

“As që mendoj për ndonjë dështim të mundshëm. Ekipi ka bërë shumë progres. Megjithatë, kjo nuk na garanton neve se do ta fitojmë titullin. Detajet do të jenë vendimtare këtë verë”.
“Ne nuk e nënvlerësojmë askënd. Ekipet tjera kanë shumë kualitete, po ashtu. Njerëzit nuk duhet të mendojnë se Holanda është inferiore me lojtarë si Robin van Persie, Wesley Sneijder dhe Arjen Robben”.

“Portugalia ka yjet e Real Madridit si Cristiano Ronaldo dhe Pepe, derisa Spanja ka yje të klasit botëror si Xavi dhe Andres Iniesta. Do të ishte e pamenduar të thuash se ata kanë më pak kualitet se Gjermania”, ka thënë Low.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...