Buffon i bindur për sukses në Euro

dardanmiftari | Thursday, May 31, 2012 | 0 Komente

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, thotë se Italia mund të ketë një Euro 2012 shumë të suksesshëm.

Buffon thotë se Italia është në formë të mirë para Euro 2012, pavarësisht skandalit të fundit që ka goditur futbollin italian.

“Gjërat shkojnë mirë dhe ne do të futemi në garë me dëshirën për ta fituar atë. Kjo është arsyeja se pse të gjithë ne jemi këtu...”.

“Klima brenda ekipit është shumë e mirë dhe jo vetëm që e them këtë. Ka një dozë të duhur të kënaqësisë dhe të shfrenimit këtu për të punuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Buffon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...