Van Bommel: Duhet të përmirësohemi

dardanmiftari | Thursday, May 31, 2012 | 0 Komente

Mark van Bommel thotë se Holanda duhet të përmirësohet nëse dëshiron të ketë një Euro 2012 të suksesshme.

Holanda mbrëmë mposhti Sllovakinë me rezultat 2-0 pasi më herët kishte humbur miqësoret ndaj Bayern Munich dhe Bullgarisë, por Van Bommel mendon se ata ende nuk janë në nivelin e kërkuar.

“Ne jemi të kënaqur me rezultatin, por performanca jonë le hapësirë për përmirësime. Ne duhet të mësojmë nga gabimet që kemi bërë, pasi nuk mund t’i lejojmë këto lloj gabimesh në Euro 2012”

“Megjithatë, mendoj se ne shkojmë në drejtimin e duhur. Ne ishim më kërcënues në krah, dhe kjo është edhe vendi prej nga erdhi goli i parë”, ka thënë tashmë ish-mesfushori i Milanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...