“Ronaldinho nuk bën asgjë”

dardanmiftari | Thursday, May 31, 2012 | 0 Komente

Zëvëndëspresidenti i Flamengos, Paulo Cesar Coutinho, është zënë në një video duke e fyer Ronaldinhon, e që automatikisht vë në dyshim të ardhmen e gjeniut brazilian te klubi brazilian.

Ish-futbollisti më i mirë në botë spekulohet se po kërkon të sforcojë një kalim jashtë Brazilit, por spekulimet i ka hedhur poshtë vet Coutinho gjatë një interviste, e më pas shfaqet në një video duke e fyer Ronaldinhon.

“Kush mendon se po fiton këtu? Flamengo është klub me traditë 100 vjeçare. Ronaldinho nuk po bën asnjë gjë të dreqit”, ka theksuar në video Coutinho.

Ronaldinho iu bashkua skuadrës nga Rio de Janeiro pasi u largua nga Milani vitin e kaluar dhe ka qenë epiqendër e ngjarjeve kontraverse jashtë fushe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...