Mancini: Asgjë nuk ka marrë fund

dardanmiftari | Sunday, May 06, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e ka bërë të qartë se asgjë nuk ka përfunduar sa i përket titullit të kampionit në Angli.

Një javë pa përfunduar Liga Premier, City mban pozitën e parë në tabelë me pikë të barabarta me Manchester Unitedin dhe me fitore në javën e ardhshme ndaj QPR-së në Etihad Stadium, ‘Pasanikët’ do të shpallen kampionë të Anglisë.

“Kemi edhe një ndeshje dhe do të jetë një tjetër sfidë e vështirë, sepse QPR po lufton kundër rënies, prandaj nuk do të jetë lehtë të dielën e ardhshme”.

“Nuk ka marrë fund. Jemi në të njëjtën situatë ku ishim pas të hënës mbrëma. Por, ndoshta ne jemi favoritë, sepse po ta mposhtim QPR-në do të bëhemi kampionë, megjithatë në këtë moment nuk mund të mendojmë për këtë. Duhet të përgatitemi mirë për QPR-në”, ka thënë Mancini në një konferencë me gazetarë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...