Luiz: Do të luaj në finale të LK

dardanmiftari | Sunday, May 06, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, është i bindur se do të jetë në gjendje që të luajë në finale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut në Allianz Arena.

Braziliani u lëndua muajin e kaluar në gjysmëfinale të Kupës FA kundër Tottenhamit dhe që atëherë nuk luan. Por, ai është i vendosur që të luajë në finalen e madhe të 19 majit.

“Çdo ditë i nënshtrohem trajtimit dhe po kaloj nëpër stërvitje të vështira, në mënyrë që të mund të luaj në Munih”.

“Po bëj gjithçka që mundem për këtë lojë. Është një ëndërr. Jo vetëm një ëndërr e imja, por për të gjithë lojtarët në botë. Të gjithë ëndërrojnë të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve”, u ka thënë Luiz gazetarëve.

Kur kihet parasysh se në finale nuk luajnë John Terry, Ramires, Raul Meireles dhe Branislav Ivanovic, atëherë riaftësimi i David Luiz do t’i kryente shumë punë trajnerit Roberto Di Matteo në fazën e mbrojtjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...