Robben: Detajet do të vendosin

dardanmiftari | Sunday, May 06, 2012 | 0 Komente

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, mendon se detajet e vogla do të jenë vendimtare në finale të DFB Pokal ndaj Borussia Dortmundit (12 maj) dhe në finale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat (19 maj).

“Kemi dy ndeshje të mëdha përpara. Fillimisht finalja e Kupës ndaj Dortmundit dhe më pas e madhja”.

“Duhet të jemi të gatshëm dhe na duhen dy ndeshje të përsosura”.

“Pres dy përballje shumë të përafërta, ku detajet e vogla do të jenë vendimtare”, citon TZ fjalët e holandezit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...