Mancini: Newcastle më i vështirë se United

dardanmiftari | Thursday, May 03, 2012 | 0 Komente

Roberto Mancini thotë se të mposhtë Newcastle United në udhëtim do të jetë më vështirë se sa që mposhti Manchester United në shtëpi.

“Newcastle do të jetë ndeshja jonë më e vështirë – më e vështirë se United. Është e çuditshme, por kështu është”.

“Ata kanë pasur një sezon fantastik dhe luajnë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Menaxheri i tyre është një prej më të mirëve këtu dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”.

“Të dielën është edhe një finale tjetër e Ligës së Kampionëve. Ne kemi dy – Newcastle dhe QPR. Ne duhet të mbajmë përqendrimin maksimal deri më 13 maj”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...