Spurs dhe Pacers fitojnë

dardanmiftari | Thursday, May 03, 2012 | 0 Komente

Lideri i Konferencës Perëndimore, San Antonio Spurs, ka shkatërruar Utah Jazz me rezultat 114-83 për të marrë avantazhin e dyfishtë në rundin e parë të playoffit.

Gregg Popovich morri çmimin Trajneri i Vitit para se Spursat ta festojnë këtë duke shënuar fitoren e dytë ndaj Jazz. Tony Parker shënoi 18 pikë dhe kontribuoi me nëntë asistime.

Po në Konferencën Perëndimore, Memphis Grizzlies ka harruar disfatën në ndeshjen e parë për të fituar 105-98 në përplasjen e dytë ndaj Los Angeles Clippers dhe për të barazuar në 1-1 serinë e ndeshjeve. Ndeshja e tretë mes dy skuadrave zhvillohet të shtunën kur sfida zhvendoset në Los Angeles.

Në Konferencën Lindore, Indiana Pacers ka fituar bindshëm, 97-74, në udhëtim te Orlando Magic për të marrë avantazhin 2-1 në rundin e parë të playoffit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...