Milani me ofertë njëvjeçare për Van Bommel

dardanmiftari | Tuesday, May 08, 2012 | 0 Komente

Milani i ka ofruar kontratë të re njëvjeçare mesfushorit Mark van Bommel – raporton Il Corriere dello Sport.

Kontrata aktuale e holandezit skadon në fund të qershorit, ndërsa thuhet se Rossonerët janë shprehur të gatshëm ta mbajnë edhe për një vit në San Siro, ku 35-vjeçari do të përfitonte dy milionë euro.

Në javët e fundit është spekuluar se Van Bommel mund të kthehet te PSV, madje mediat holandeze kanë raportuar se ai ka arritur marrëveshje me klubin nga Eindhoven.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...