Mungesa e Puyol në Euro 2012, goditje për Spanjën

dardanmiftari | Tuesday, May 08, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka thënë se mungesa e Carles Puyol në Euro 2012 është një goditje e rëndë për përfaqësuesen që ai drejton.

Mbrojtësi i Barcelonës do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në gju pas lëndimit që pësoi në derbin lokal ndaj Espanyolit.

“Kjo është një goditje e rëndë”, ka thënë Del Bosque për AS, ndërsa ka shtuar se vështirë se do ta përfshijë në formacion edhe David Villan.

Në turneun që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, Spanja bën gara në të njëjtin grup me Italinë, Irlandën dhe Kroacinë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...