Spanja mbetet favorit për Euro 2012

dardanmiftari | Tuesday, May 08, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka deklaruar se kampioni në fuqi i Evropës dhe botës, Spanja, mbetet favorit për ta fituar edhe turneun e ardhshëm evropian - Euro 2012.

“Spanja mbetet favorit. Duhet të luash shumë mirë për t’i mposhtur ata”.

“Ne jemi pjekur shumë si skuadër dhe kemi treguar se mund të luajmë në nivel të lartë. Megjithatë, ka edhe favoritë të tjerë”, ka thënë Low.

Sipas tij, fitorja e Bayern Munichut kundrejt Real Madridit në Ligën e Kampionëve nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në Kampionatin Evropian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...