Woods dhe Schumi, sportistët më të pasur në botë
Dikur lojtari më i mirë në botë i golfit, Tiger Woods, udhëheq listën e sportistëve më të pasur në botë të përpiluar nga gazeta britanike Sunday Times.
Përfitimet e përgjithshme të amerikanit gjatë karrierës llogariten diku 666 milionë euro, 34 milionë më shumë se shtatëherë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher. Në vendin e tretë pozicionohet ish-basketbollisti Michael Jordan (397 milionë euro).
Futbollisti i vetëm në top-dhjetëshe është David Beckham, me 198 milionë euro të fituara gjatë karrierës.
Lista e 20 sportistëve më të pasur në botë sipas Sunday Times:
1. Tiger Woods (golf) 666 milionë euro
2. Michael Schumacher (Formula 1) 632 milionë euro
3. Michael Jordan (basketboll) 397 milionë euro
4. Arnold Palmer (golf) 285 milionë euro
5. Roger Federer (tenis) 242 milionë euro
6. Kobe Bryant (basketboll) 229 milionë euro
7. Dale Earnhardt Jr. (NASCAR) 229 milionë euro
8. Alex Rodriguez (bejsboll) 229 milionë euro
9. Greg Norman (golf) 215 milionë euro
10. David Beckham (futboll) 198 milionë euro
11. Jack Nicklaus (golf) 195 milionë euro
12. Shaquille O'Neal (basketboll) 192 milionë euro
13. Gary Player (golf) 153 milionë euro
14. Oscar de la Hoya (boks) 136 milionë euro
15. Lionel Messi (futboll) 130 milionë euro
16. Kevin Garnett (basketboll) 127 milionë euro
17. Cristiano Ronaldo (futboll) 126 milionë euro
18. Fernando Alonso (Formula 1) 124 milionë euro
19. Kimi Raikkonen (Formula 1) 124 milionë euro
20. Sabathia (bejsboll) 124 milionë euro
Category: Basketboll, Formula 1, Futboll, Golf, Tenis
0 Komente