Në një ndeshje të Bundesligas kanë qenë mesatarisht 45.116 tifozë
Kampionati gjerman i futbollit – Bundesliga ka vënë një rekord të ri të numrit të tifozëve të pranishëm në ndeshjet e kësaj lige. Mesatarisht 45.116 tifozë për ndeshje kanë qenë të pranishëm në 18 stadiumet gjatë sezonit 2011/2012.
Numrin më të më madh të tifozëve e ka pasur Borussia Dortmundi me një mesatare prej 80.521 tifozësh për ndeshje në Signal Iduna Park (që ka kapacitet maksimal prej 80.720 ulësesh).
Në vend të dytë është Bayern Munichu, të cilin në Allianz Arena e kanë ndjekur mesatarisht 69.000 tifozë për ndeshje.
Category: Futboll
0 Komente