Pato: Nuk kam marrë ofertë nga PSG

dardanmiftari | Monday, May 07, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka sqaruar se asnjëherë nuk ka marrë një ofertë zyrtare nga Paris Saint-Germain.

Gjatë afatit kalimtar të janarit është spekuluar se braziliani ishte pranë kalimit te klubi francez dhe që atëherë vazhdimisht spekulohet se 22-vjeçari do ta vazhdoje karrierën në Parc des Princes.

“Ka pasur shumë spekulime për mua, mirëpo asnjëherë nuk kam marrë një ofertë zyrtare nga PSG”, ka thënë Pato gjatë emisionit televiziv Esporte Espetacular.

Ai ka theksuar se qëllimi i tij është që t’i kthehet sërish futbollit dhe të luajë në nivelin më të lartë par Milanin dhe Brazilin, ndërsa nuk ka shprehur dëshirë të largohet nga San Siro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...