Ranieri në negociata me West Bromin

dardanmiftari | Wednesday, May 09, 2012 | 0 Komente

Claudio Ranieri raportohet se është duke biseduar me West Bromwich Albion për detyrën e menaxherit.

London Evening Standard shkruan se ish-menaxheri i Chelseat, i cili u bë favorit i tifozëve gjatë katër viteve të tij në Stamford Bridge (2000-2004), është takuar me drejtorin sportiv dhe teknik të West Bromit, Dan Ashworth.

Klubi anglez është në kërkim të një menaxheri të ri për ta drejtuar pas fundit të sezonit, pasi Roy Hodgson nënshkroi kontratë katërvjeçare me përfaqësuesen kombëtare angleze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...