Behrami mbron Ljajicin (VIDEO)
Mesfushori shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës, Valon Behrami, i ka dalë në mbrojtje serbit Adem Ljajic, duke thënë se ish-trajneri i Fiorentinas, Delio Rossi, ka gënjyer kur ka thënë se anësori e ka sharë atë për nënën.
Në takimin e të mërkurës ndaj Novaras, trajneri e zëvendësoi serbin, i cili reagoi në mënyrë sarkastike, ndërsa Rossi e sulmoi atë fizikisht.
Trajneri, i cili më pas u shkarkua nga posti, deklaroi se arsyeja për reagimin e tij kishte qenë ofendimi që Ljajic i kishte bërë nënës së tij në gjuhën serbe.
“Të gjithë ishim të trishtuar nga skena me Ademin, por një ditë më pas Rossi tha disa gjëra të pavërteta”.
“Adem na u betua se nuk ia kishte thënë ato fjalë Rossit, plus askush në bankën rezervë nuk dëgjoi diçka të tillë... Është turp që ai (trajneri) ka thënë gjëra të pavërteta”, ka deklaruar Behrami.
Category: Futboll
0 Komente