Rossi grushton lojtarin, shkarkohet nga Fiorentina (VIDEO)

dardanmiftari | Thursday, May 03, 2012 | 0 Komente

Fiorentina ka shkarkuar trajnerin Delio Rossi pasi ai ka humbur durimin dhe ka grushtuar mesfushorin Adem Ljajic në barazimin e mbrëmshëm 2-2 ndaj Novaras.

Mesfushori serb duartrokiti në mënyrë sarkastike dhe lëshoi një mori ofendimesh në drejtim të trajnerit kur u zëvendësua pas vetëm 36 minutash lojë. Kjo bëri që Rossi të humbë durimin dhe të sulmojë tinejxherin, duke e kapur atë për qafe dhe duke e rrëzuar gjatë një rrëmuje në karrigen e Violas.

“Fatkeqësisht ishte një incident serioz dhe është edhe më i mahnitshëm duke marrë parasysh se ai është një person i qetë, por ne duhej ta shkarkonim trajnerin”.

“Në vitet e fundit ky klub ka bërë gjëra të mrekullueshme me vlera të caktuara dhe fatkeqësisht ne duhej ta merrnim vendimin për ta shkarkuar taktikun”.

“Sot ne do të marrim më shumë vendime dhe do të ketë kohë për të gjetur zëvendësimin”, ka thënë pronari i klubit, Andrea Della Valle.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...