“Arsenali ia humbi fokusin Podolskit”

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Wolfsburgut, Felix Magath, nuk beson se Lukas Podolski do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë shumë Gjermanisë në Euro 2012, pasi ka dështuar që të tregojë formën që është pritur nga ai.
“Unë jam i brengosur nga forma e Lukas Podolskit. Ashtu sikurse ndaj Portugalisë edhe ndaj Holandës ai nuk bëri asgjë. Forma e tij në Bundesliga është shumë larg.

“Kam ndjesinë se transferimi i tij te Arsenali në korrik është më shumë në mendjen e tij dhe ai heziton ta pranojë këtë. Tani është sfidë e madhe për të kalimi jashtë vendit dhe prandaj ai po ka probleme për të mbajtur fokusin”, është shprehur Magath.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...