Gattuso lëvdon qëndrimin e Thiago Silvas

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Milanit, Mesfushori i Sionit, Gennaro Gattuso, ka lëvduar presidentin e klubit Silvio Berlusconi, i cili vendosi që të mos pranojë ofertën e PSG-së për Thiago Silvan.
Gjiganti francez, PSG, bëri një ofertë të jashtëzakonshme për Milanin në mënyrë që të heqë dorë nga shërbimet e Thiago Silvas, ndërsa këtë vendim të presidentit Berlusconi e përshëndeti Rino.

“Berlusconi e tregoi dashurinë për klubin duke mbajtur Thiago Silvan, përkundër vështirësive financiare të klubit”.

“Nuk ka shumë klube që mund të refuzojnë 46 milionë euro për një futbollist. Antonio Cassano kishte të drejtë kur tha: Thiago Silva është lojtar shumë i rëndësishëm. Milani ka pak burime financiare, dhe është bërë gabim me largimin e Pirlos. Është e pamohueshme kjo, por Milani po paguan një çmim të lartë për krizën e grupit të Berlusconit”, ka thënë Gattuso.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...