Ayre: Liverpooli me sistem europian të menaxhimit

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Drejtori i Liverpoolit, Ian Ayre, ka zbuluar detaje të reja të strukturës së re të klubit nga Anfield, pas emërimit të Brendan Rodgers në postin e trajnerit të The Reds.

“Struktura është më europiane, do të kemi drejtorë për çdo sektor, ku do të formojmë një grup bashkëpunues të njerëzve që punojnë për klubin”.

“Brendan është trajneri jonë, jo menaxheri jonë. Ai do të përkujdeset për rezultatet dhe punën në fushë, kurse për financat, transferimet dhe gjithçka tjetër është një grup tjetër i tërë njerëzish. Pra, është sistem europian i menaxhimit të klubit, ashtu sikurse në vendet tjera të Evropës”, ka thënë Ayre.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...