Gerrard mirëpret Rodgers
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, beson se Brendan Rodgers është njeriu i duhur për të marrë në dorë ekipin nga Anfield.
Përkundër faktit se është në shërbim të kombëtares angleze për Euro 2012, Gerrard i mori kohë vetes për të folur për trajnerin e ri të Liverpoolit, të cilin e ka lëvduar.
“Unë jam i ngazëllyer. Vërtet mezi pres të punoj me Brendan Rodgers. Ne kemi pasur një telefonatë mbrëmjen e kaluar dhe vërtet mezi pres të takohem me të personalisht për të filluar punën”, ka theksuar Gerrard.
Category: Futboll
0 Komente