Bastet favorizojnë ende Spanjën

Unknown | Saturday, June 16, 2012 | 0 Komente

Kompanitë e mëdha të basteve favorizojnë ende Spanjën për të fituar trofeun e Euro 2012, por dy fitoret e Gjermanisë në fazën grupore kanë bërë që pancerët të afrohen konsiderueshëm tek ky titull i favoritit.
Spanja kuotohet 3.25 për ta fituar kampionatin evropian dhe këtu ka ndikuar fitorja e thellë ndaj Irlandës, duke ua kujtuar të gjithëve se çfarë mund të bëjë ky ekip.

Nga ana tjetër fitoret e Gjermanisë e kanë ranguar lart ekipin e Joachim Loew. Gjermania kuotohet 3.75 për ta fituar kampionatin evropian.

Rivalët tjerë janë larg. Franca e cila mposhti Ukrainën vjen në vend të tretë me (8.50) dhe më pas vjen Anglia me kuotë (13.0) për ta fituar Euro 2012.

Janë zhvilluar vetëm nga dy ndeshje në fazën grupore të Euro 2012 dhe sot fillojnë ndeshjet e treta, të cilat janë edhe vendimtare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...